LajmeRajon

Sërish regjistrohet rritje e çmimeve të importit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e parë (TM1) 2023.

Sipas këtij publikimi çmimet e importit u rritën për 1.1 për qind në tremujorin e parë të vitit 2023 krahasuar me tremujorin e katër të vitit 2022.

“Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 1.1% në TM1 2023, krahasuar me TM4 2022. Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: produktet bimore (16.6%); letra dhe artikujt e saj (8.2%); lëkura dhe artikujt e saj (5.2%); tekstili dhe artikujt e tekstilit (3.4%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (2.9%); produktet e industrive kimike (2.0%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (1.6%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (1.3%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (1.1%); mjetet e transportit (1.0%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale, muzikorë dhe mekanizmat e orës (1.0%); vajrat ushqyese (0.3%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (0.1%)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Sipas ASK-së ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: druri dhe artikujt e tij me -5.4%; plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre me -3.7%; këpucët me -3.5%; metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë me -1.7%; dhe produktet minerale me -0.9%.

Ndërkohë që rritje e çmimeve në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022, ishte 8.6 për qind.

“Ndërkaq, krahasuar TM1 2023 me TM1 2022, çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 8.6%. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet bimore (25.2%); letra dhe artikujt e saj (21.2%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (17.7%); vajrat ushqyese (14.6%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (13.0%); produktet minerale (12.8%); produktet e industrive kimike (9.2%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (7.7%); këpucët (7.4%); mjetet e transportit (7.1%); tekstili dhe artikujt e tekstilit (6.4%); druri dhe artikujt e tij (6.3%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (5.7%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (4.4%); dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (1.6%)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Ngritja thuhet se u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: lëkura dhe artikujt e saj me -4.3%; instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës me -1.5%; si dhe metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë me -1.3%.

Related Articles

Back to top button
Close
Close