BotaTopLajm

Ukraina nënshkruan marrëveshjen, Rumania ofron mbështetje përpara samitit të NATO-s

Ukraina ka marrë mbështetjen e Rumanisë përpara samitit të NATO-s, i cili pritet të mbahet në korrik.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njofton nënshkrimin e një marrëveshjeje me  homologun e tij rumun, Klaus Iohannis, ku specifikohet përforcimi i mbështetjes së  Bukureshtit për integrimin euroatlantik të Ukrainës.

Udhëheqësit u takuan në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi dhe diskutuan gjithashtu hapat e mëtejshëm në ndihmën e Rumanisë për Ukrainën për të kundërshtuar agresionin rus, raporton CNN.

 

Zelensky falënderoi Rumaninë për ndihmën e saj në forcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës. Ukraina kërkon që të bëhet pjesë e NATO-s në samitin e radhës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close