
Para nisjes së mbledhjes së sotme të Grupit punues për ndryshimet kushtetuese, Remzi Mehmedi nga Aleanca për Shqiptarët tha se nuk ka informacion se në mbledhje do të flitet për përmbajtjen e amendamenteve për ndryshimet kushtetuese, konkretisht për atë nëse pjesë e amendamenteve do të jetë edhe heqja e “20%-shit” nga Kushtetuta, që i referohet gjuhës shqipe, përcjell TV21. Mehmedi tha se sot pritet të bisedohet vetëm për miratimin e Rregullores së punës.
“Sot duhet të vendosim për rregulloren, për shkak se nuk është paralajmëruar se do të flitet për gjëra thelbësore, për këtë do të shohim. Keni kryetar, nënkryetar të Komisionit dhe do të shohim se si do të shkojnë punët tutje”, tha mes tjerash Mehmedi./tv21.tv



