LajmeSport

Inter një makth për Pep, historia përsëritet, por Stambolli pret një finale unike

20 vite më pas, Stambolli mirëpret një tjetër finale anglo-italiane. Në 2005, Liverpool-Milan u përplasën ndërmjet tyre duke dhuruar një nga finalet më të bukura në historinë e Champions League, tifozët shpresojnë shumë të përjetojnë një tjetër mbrëmje magjike.

Për herë të parë në histori, Man.City dhe Inter përballen ndërmjet tyre në një sfidë zyrtare, këtë e bëjnë pikërisht në një finale Championsi që premton shumë, pavarësisht se në letër dy ekipet kanë diferenca të mëdha, por një finale fitohet, nuk luhet.

Pep Guardiola nuk ishte shumë i lumtur që përballë do të ketë një ekip italian, aq më tepër Interin, një skuadër që 13 vite më parë i nxori nga Champions League.

 

 

Në 2010, Pep ishte në drejtimin e Barcelonës së famshme, por zikaltërit të drejtuar nga Jose Mourinho i eliminuan nga faza gjysmëfinale në një sfidë dyshe që prodhoi emocione, kontestime të forta, ndeshje që i hapi rrugën Interit të fitonte Champions League dhe “tripletën” e famshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close