
Situata në pjesët e përmbytura të Italisë është ende dramatike, veçanërisht në rajonin Emilia-Romagna, ku një valë e madhe përmbytjeje ka përfshirë Cezena, pas vërshimit të lumit Savio që përmbyti rrugët.
Në mesin e tyre është edhe një nënë me një vajzë të vogël, e cila ka thirrur në ndihmë pasi nuk ka mundur të dalë nga hyrja, pasi uji në atë pjesë të rrugës ka qenë mbi një metër.
Disa persona janë hedhur në ujë dhe kanë arritur t’i shpëtojnë, siç shihet edhe në videon nga rrjetet sociale. Uji ishte deri në bel, e në disa vende edhe më lart.
Ata arritën te gruaja dhe një burrë e mori foshnjën nga krahët e gruas dhe e vuri mbi supe. Nëna e saj e ndoqi atë. Në atë moment, uji ishte pothuajse deri në supet e tyre. Foshnja u soll në vend të sigurt dhe njerëzit e ndihmuan gruan e frikësuar të depërtonte ujin.
Sipas raportit të fundit, të paktën tetë persona kanë vdekur dhe mijëra janë evakuuar nga shtëpitë e tyre pas përmbytjeve shkatërruese që goditën rajonin verior të Italisë, Emilia Romagna, thanë sot autoritetet, duke paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet. /Telegrafi/



