
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa përmes një postimi ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama partia e të cilit fitoi shumicën e bashkive në zgjedhjet vendore të dielën, shkruan Top24
“Kjo fitore shpreh qartë mbështetjen e qytetarëve Shqiptar ndaj vizionit dhe lidershipit tuaj dhe përkrahjen e tyre ndaj hapave të guximshëm që keni ndërmarrë për vite me radhë, duke garantuar fuqinë ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve të vendit tuaj. Ju shpreh mirënjohjen më të thellë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që keni treguar ndaj Luginës së Preshevës dhe qytetarëve të saj në të gjitha proceset nëpër të cilat kemi kaluar.” shkruan Mustafa, përcjellë Top24



