
Presidenti ukrainas tha se Ukraina mund të vazhdojë me sulmin tani, megjithatë ata do të “humbnin shumë njerëz” diçka që është e “papranueshme”.
Në një intervistë për transmetuesit e shërbimit publik që janë anëtarë të Eurovision News, Zelensky i përshkroi brigadat luftarake si “të gatshme”, por se ata ende prisnin “disa gjëra” duke përfshirë automjetet e blinduara.
Kundërofensiva është pritur prej kohësh, me disa spekulime se mund të jetë një pikë kthese vendimtare në luftë. Megjithatë, Kievi kohët e fundit është përpjekur të ulë pritshmëritë që sulmi të jetë një përparim, me një zyrtar anonim që thotë se ai nuk duhet të shihet si një “plumb argjendi”.
Ai tha: “Pse ndonjë vend i botës duhet t’i japë Putinit territorin e tij?”



