LajmeRajon

Çfarë u fol? Del videoja, takim sekret në një apartament Balla-Basha në Tiranë

Zbulohen pamjet nga një takim i fshehtë mes ish-kreut të opozitës, Lulzim Basha dhe numrit dy të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Pamjet e publikuara sot për herë të parë në emisionin “Çim Peka Live”, u publikua video ekskluzive e takimit të Lulzim Bashës me Taulant Ballën.

Çfarë ndodhi më 3 dhjetor 2022?

ORA 18.04- Në ambientin e takimit, flitet është apartamenti i një personi shumë të njohur të zgjedhur me votat e të dy politikanëve, vjen Lulzim Basha. Por jo me makinën e tij, por me një automjet tip “Jeep” me targa AA 751 MO. Makina e njërit prej bashkëpunëtorëve të tij, ndoshta për të shmangur rënien në sy. Ashensori është ulur dhe po pret që brenda të futet Lulzim Basha.

ORA 18.27- Brenda pallatit futet Taulant Balla.

Kalojnë mbi 50 minuta…

Taulant Balla largohet i pari, nga banesa ku u mbajt takimi, në orën 19:26 minuta, sërish duke marrë ashensorin. Pas tij, në orën 19:45 minuta, është Lulzim Basha ai që largohet nga apartamenti i mikut të përbashkët, ku mbajt takimi, por kësaj herë duke zbritur shkallët në këmbë.

Se çfarë është folur mes tyre, ende nuk dihet…

Related Articles

Back to top button
Close
Close