
Natë bombardimesh të ashpra izraelite përjetuan banorët e Gazës. 13 persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën, pasi avionët izraelitë hodhën bomba gjatë një operacioni kundër tre komandantëve të brigadave Al-Kuds të Xhihadit Islamik. Mes viktimave, krahas 3 komandantëve të vrarë, 4 janë fëmijë dhe 4 gra.
Izraeli akuzon xhihadin Islamik se po përgatit një valë të re sulmesh terroriste. Autoritetet po bëhen gati për kundërpërgjigjen e militantëve ekstremistë palestinezë, të cilët si mënyrë tradicionale hakmarrjeje kanë hedhjen e raketave drejt vendbanimeve izraelite që janë në kufi me territoret e Palestinës.
40 avionë dhe helikopterë izraelitë u përfshinë në atë që konsiderohet si operacioni më i përgjakshëm që prej luftës 3 ditore të Gushtit të kaluar.



