
Pasi OBSh ditë më parë shpalli fundin e kovid pandemisë, Komisioni për sëmundje ngjitëse i rekomandon Qeverisë heqjen e tërësishme të të gjitha masave antikovid 19. Tani e tutje Kovid 19 do të ketë trajtimin e njëjtë me sëmundjet tjera shëndetësore, thonë nga ky komision.
“Komisioni për sëmundje ngjitëse i rishikoi rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe menjëherë solli rekomandim deri në Ministrinë e Shëndetësisë, deri në Qeveri dhe shtabit të krizave që të hiqen të gjitha masat kundër Kovid 19 dhe të bëjmë tranzicion prej pandemisë që preku gjithë botën, në një sëmundje të zakonshme infektive, e cila do të jetë e zakonshme në raportet tona të përhershme.”, – deklaroi Zllate Mehmedoviq nga Komisioni për sëmundje ngjitëse.
Megjithatë, Komisioni rekomandon vaksinimin, si masë e sigurtë për parandalimin e përhapjes së Kovid 19. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i viktimave në vend nga Kovid 19, deri tani arrin në 9.937 persona.



