LajmeSport

Gjyqtari spanjoll, Gil Manzano do ta referojë derbin e madh Milan – Inter

Ndeshja e parë e Euroderbit mes Milanit dhe Interit do të drejtohet nga spanjolli Jesus Gil Manzano.

Super derbi italian mes Milanit dhe Interit luhet të mërkurën me fillim nga ora 21:00, në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League, përcjell GazetaBlic Sport.

Gjyqtari spanjoll do të ndihmohet nga ndihmësit Diego Barbero dhe Ángel Nevado. José María Sánchez është gjyqtari i katërt ndërsa në VAR do të jetë Juan Martínez Munuera, me Alejandro Hernández në AVAR.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close