LajmeRajon

Haradinaj përkujton Ekrem Rexhën: Vrasja e tij ishte humbje e madhe për Kosovën

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Ekrem Rexhën – Komandant Drini, në 23-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Haradinaj ka thënë se Ekrem Rexha ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, raporton Syri.net Kosova

Tutje, Haradinaj theksoi se vrasja e tij, ishte humbje e madhe për Kosovën dhe dhimbje e madhe për familjen, bashkëluftëtarët.

“Sot kujtojmë 23-vjetorin e ndarjes nga jeta të njërit prej komandantëve më të shquar që pati Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha – Komandant Drini.  Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. I afërt e i respektuar nga të gjithë, vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin, dhembje e madhe për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën”, ka shkruar Haradinaj.

“Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Drinit!”, shtoi ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close