LajmeMaqedoniTopLajm

Bexheti: LB dhe AAA nuk bashkohen por shqyrtojnë mundësinë e bashkëpunimit opozitar

Kryetari i Degës së Alternativës në Tetovë, Dritan Bexheti përmes një postimi në profilin e tij ka sqaruar dilemat rreth spekulimeve se AAA dhe LB pp bashkohen sërish. Sipas Bexhetit shqyrtimi i mundësive për bashkëpunim nuk nënkupton as bashkim mes dy subjekteve, shkruan Top24.

“Hutitë e krijuara përmes spinave politik, si duket krijuan paqartësi në opinion se gjoja Alternativa dhe Besa po #bashkohen, andaj njoftojm opinioni se jo çdo bisedim mes subjekteve politike nënkupton #bashkim ose bashkëpunim !” shkruan Bexheti.

Bexheti në postimin e tij shton se “Është e vërtetë që rrethanat politike nxitën edhe subjektet politike opizitare që të shiqojnë mundësitë e bashkëpunimit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por një gjë e tillë nuk dot të thotë që këta dy subjekte po bashkohen. Sa i përket Alternativës është e hapur të bëj bashkëpunim me të gjitha subjektet politike shqiptare në interes të qytetarëve”.Top24

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid023mFHDMuBDkxy4m2n5Dd74CqqWXWkYnEk8PmAtWYszeq1vZqpZL6LChipVg9fisA4l&id=100001039697267&mibextid=Nif5oz

Related Articles

Back to top button
Close
Close