LajmeMaqedoniTopLajm

Mbahet seanca konstituive e grupit punues për reforma në legjislacionin zgjedhor

Grupi punues për reforma në legjislacionin zgjedhor ka mbajtur seancën konstituive. Kryetar i grupit punues është Aleksandar Novakovski, ekspert dhe ish-kryetar i KShZ-së. Ky grup punues do të ketë për detyrë zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe do të punojë në Kodin e ri Zgjedhor. Ky proces është gjithëpërfshirës dhe në të janë përfshirë përfaqësues të partive politike, organizatave joqeveritare, sindikatave, ministrive dhe organeve përgjegjëse për zbatimin e procesit zgjedhor, shkruan Top24

 Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe zëvendësministrja, Viktorija Avramovska Madiq, anëtarëve të grupit punues u dëshiruan punë të suksesshme. Ministri Lloga dërgoi apel deri te VMRO-DPMNE që ti bashkëngjiten grupit punues dhe nëpërmjet të procesit debatues dhe diskutues t’i parashtrojnë të gjitha propozimet dhe iniciativat për reforma në legjislacionin zgjedhor. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close