
Pak ditë më parë “Jeta osh qef” raportoi se gjatë natës Zhaklin Lekatarit i ishte dëmtuar makina në parking. E njëjta media shkruante se Zhaklinës i kanë thyer xhamat dhe e kanë gërvishtur, ndërsa ajo ka njoftuar policinë. Lajmin e shoqëruan me këto foto, teksa disa media nxituan ta lidhnin ngjarjen me “Big Brother”.
Mes të tjerave ajo foli edhe për vëmendjen që ka pasur këto muaj nga ‘Big Brother VIP’, duke e konsideruar si një thikë me dy presa.
“Nga një anë është bukur sepse ka njerëz që të ndalojnë, duan foto, të tregojnë përshtypjet e tyre dhe nga ana tjetër është edhe pjesa që çdo fjalë apo deklaratë e jotja deformohet dhe manipulohet. Është shumë frustruese sidomos për lajmet e pavërteta që qarkullojnë, gjysma e ditës të ikën duke sqaruar njerëzit.”-tha Zhaklina.
E pyetur për fituesin e ‘Big Brother’ ajo nuk e dha një emër, por dukshëm Luizi nuk është i preferuari i saj.
“Nuk e di çfarë do të thotë ekzaktësisht të jesh fitues i “BBV”. Në këtë shoqëri kaq konsumiste nuk e di kush duhet ta fitoj, një njeri manipulues apo ai që do të tregojë vlerat qytetare. Është ana antropolgjike dhe ana e audiencës, pra se kë do publiku.”-deklaroi Zhaklina.



