
Enti statistikave sot ka publikuar rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në muajin Tetor 2022 për banorët rezident në Luginën e Preshevës, shkruan Top24.
Sipas rezultateve përfundimtare në Preshevë banor rezident janë 33.349. Nga ky numër të deklaruar: shqiptarë janë 31.340 (gjinisë mashkullore dhe 15.608 gjinisë femrore 15.732), serb 1.607, boshnjak 3, bugar 2, goran 27, jugoslav 1, maqedonë 6, gjermanë 2, rom 219, ukrainas 1, kroat 1, malazez 1, të tjerë 7, 15 përkatsisë regjionale, të padeklaruar 4 dhe 15 të panjohur.
Në Bujanoc janë 41.068 banor. Prej tyre shqiptarë 25.465 (gjinisë mashkullore 12.727, ndërsa të gjinisë femrore 12.738).
Në Medvegjë nga numri i përgjithshëm i banorëve prej 6.360, shqiptarë janë 905 (gjinisë mashkullore 477, gjinisë femrore 428).
Në brendësi të Serbisë jetojn edhe 3.977 shqiptarë të cilët janë të shpërndarë.
Numri i përgjithshëm i shqiptarëve që jetojnë në Serbi nga regjistrimi fundit del të jetë 61.687 (gjinisë mashkullore 30.942, gjinia femrore 30.745) banor rezident ose 0.93% nga numri i përgjithshëm i popullsisë prej 6.647.003.



