LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari: Nuk do rresht kurrë së kujtuari datën e sotme, ditë që u trondit parlamenti i Maqedonisë dhe vet themelet e demokracisë së këtij vendi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij në FB ka kujtuar 27.Prillin e përgjakshëm në parlamentin e Maqedonisë ku grupe militantësh të organizuar dhunshëm hynën në parlamentin e Maqedonisë së Veriut duke tronditur themelet e demokracisë së këtij vendi, shkruan Top24

“Dhuna barbare e ushtruar ndaj disa politikanëve dhe mbi të gjitha ndaj Ziadin Selës i cili rrezikoi seriozisht jetën, mund të ndryshonin përgjithmonë fatin e brishtë të Maqedonisë. Falë pjekurisë sidomos të Ziadin Selës dhe faktorëve ndërkombëtarë u ruajt qetësia dhe fitoi demokracia.
Le të shërbejë kjo ngjarje e shëmtuar si një mësim i paharrueshëm se dhuna dhe urrejtja duhet të jenë të përjashtuara në çdo rast dhe në çdo kohë.” shkruan kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close