
Flota ruse e Detit të Zi është përballur me një sulm me dron në portin e Krimesë të Sevastopolit në orët e para të së hënës.
Guvernatori i qytetit të kontrolluar nga Moska përmes mediave sociale ka pranuar sulmin.
“Flota jonë tani po zmbraps një sulm nga dronët”, shkroi guvernatori, Mikhail Razvozhaev. “Të gjitha shërbimet e qytetit janë në gatishmëri”.
Sevastopol, së bashku me pjesën tjetër të gadishullit të Krimesë, u aneksua nga Rusia në vitin 2014, por njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës.
Së paku deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim të menjëhershëm nga Ukraina.
Siç kujtojnë mediat, Kievi pothuajse kurrë nuk e merr publikisht përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë dhe në territorin e kontrolluar nga Rusia në Ukrainë.



