
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga kërkon nga Këshilli Gjyqësor që të ndërmerr masa në përputhje me ligjin dhe të përcaktojë përgjegjësinë e ushtrueses së detyrës kryetare e Gjykatës Themelore në Kumanovë, Snezhana Manev. Kërkesa e Llogës bazohet në raportin nga vizita e punës që kanë kryer anëtarët e Këshillit Gjyqësor më 1 shkurt të këtij viti. Në raport mes shkeljeve të shumta, procedurave jo ligjore dhe sistemimit jo adekuat është konstatuar edhe qasja nacionaliste dhe nënçmuese e kryetares Manev e cila ndaj gjykatësve shqiptarë përdor terme si “shiptari, të paaftë” dhe “gjedhe”. Lloga ka potencuar shqetësimin e tij për mos veprimin e Këshillit Gjyqësor pavarësisht shqyrtimit të raportit dhe kalimit si pikë e rendit të ditës pikërisht një muaj më parë.



