
Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli në emisionin e KlanDebat ka potencuar se ai si deputet i Lëvizjes Besa nuk do të votoj ndryshimet kushtetuese nëse nuk hiqet 20% nga kushtetuta ndërsa po të njejtën e konfirmoi edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në ClickPlus.
Ndryshe Lëvizja Besa kishte kushtëzuar ndryshimet kushtetuese edhe më herët duke kërkuar kështu që në dokumentet e identifikimit të përfshihet edhe kombësia e qytetarëve, ku për shqiptarët do të shkruante kombësia “Shqiptarë” e që nga ajo ditë edhe pas përfshirjes së Lëvizjes Besa në koalicionin “Mundemi” letër njoftimet ende nuk janë ndryshuar edhe pse kjo parti kishte kushtëzuar.Top24



