LajmeMaqedoniTopLajm

Skender Asani uron pashkët; Fryma e pashkëve na sjellë paqe, dashuri dhe bekime

Drejtori i ITSHKSH në Shkup, prof.dr. Skender Asani, u ka dërguar një mesazh urimi gjithë besimtarëve katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

“Për gjithë vëllezërit dhe motrat e Nënës Tereze në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë, Shqipëri, Kroaci dhe gjihkund në botë, që  kremtojnë ditën e ringjalljes, shpresës dhe reflektimit,  gëzuar e për shumë vjet Pashkët! Qofshi të lumtur e të bekuar në këtë ditë feste. Kjo ditë e triumfit të së mirës mbi të keqen, e jetës mbi vdekjen, na kujton se fryma e Pashkëve na sjellë paqe, dashuri dhe bekime.

Le të shkëlqejë mbi ju drita e Pashkëve dhe t’ju udhëheqë në rrugën e mirësisë dhe dashurisë njerëzore!”, thuhet në urimin e drejtorit të ITSHKSH në Shkup, prof.dr. Skender Asani

Related Articles

Back to top button
Close
Close