
Gjykata Speciale e Kosovës ka marrë vendim që ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa t’ua paguajë 207 mijë euro viktimave të vrasjes së paligjshme, ndalimit arbitrar dhe torturës.
“Poshtërsia tjetër në Gjykatën Speciale: Përveç që e kanë dënuar padrejtësisht e politikisht me 26 vite burg, marrin vendim kundër Calit që t’i paguaj ‘viktimat’ me 207,000 euro. Me siguri që kështu nuk ka qenë as në kohën e Jugosllavisë. P.S – Le t’i paguaj gjykata ata që i konsideron viktima, sepse para po kanë për vehten e tyre”, shkroi ai në Facebook.



