
Zëvendëskryeministri i parë i RMV, Artan Grubi sot ka takuar deputeten shqiptare në parlamentin e Kroacisë, znj.Ermina Lekaj Prljaskaj me të cilën kanë bashkëbiseduar për angazhimin e saj në përfaqësimin e të drejtave të komunitetit shqiptar dhe komuniteteve tjera në shtetin kroat, shkruan Top24
“Shpreha mirënjohje për angazhimin e saj në përfaqësimin e të drejtave të komunitetit shqiptar dhe komuniteteve tjera në shtetin kroat. Koncepti i barazisë shoqërore që implementojnë vendet tona është garanca vetme e zhvillimit.” shkruan zëvendëskryeministri parë Artan Grubi.



