LajmeMaqedoniTopLajm

Probleme me komunën dorëhiqet nga detyra drejtoresha Qefsere Murseli

Drejtoresha e shkollës fillore “Istikball” në Tetovë, Qefsere Murseli është dorhequr nga detyra e drejtor i shkollës pasi sipas saj kanë pasur probleme në komunikim mes komunës së Tetovës dhe drejtoreshën Murseli, shkruan Top24

“Problemi më i madh ka të bëjë me kërkesat e ditës së djeshme dhe të sotshme nga të dërguar të Komunës së Tetovës që unë si drejtoreshë të veproj në kundërshtim me ligjin për të ndërprerë një procedurë disiplinore ndaj dy të punësuarave të cilat jo vetëm që nuk e respektojnë orarin e punës, por edhe shpeshherë nuk shfaqen aspak në vendin e punës, duke kryer në këtë mënyrë obstruksione serioze në mbarëvajtjen e procesit edukativ e arsimor për nxënësit tanë. Tendencat e këtilla të Komunës së Tetovës për të minuar dhe anashkaluar autoritetin tim si drejtoreshë e shkollës dhe duke i komunikuar mesazhet apo duke deleguar pjesë nga vendimmarrja tek pozitat zëvendëse ose vartëse janë veprime që nuk përputhen as me ligjin, as me misionin tim, as me misionin e shkollës, e as me praktikat normale e logjike të mbarëvajtjes së punës në një institucion ku vendosen themelet për krijimin e të ardhmes duke edukuar e aftësuar fëmijët tanë. Vonesat dhe pengesat në sigurimin e materialeve të nevojshme për vijim normal të procesit mësimor dhe punës në përgjithësi janë të pakuptueshme, sidomos kur ka indikacione se këto vonesa bëhen për të gjetur “tenderuesin që i përshtatet” dikujt me lidhje direkte në Komunën e Tetovës.” shkruan drejtoresha Murseli përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close