
Sot fillojnë punimet për ndërtimin e Koridorit 8 në Maqedoninë e Veriut i cili është një mega projekt dhe më i madhi që nga pavarsia e Maqedonisë së Veriut deri më tani, shkruan Top24
“Erdhi dita miq, dita e shumëpritur dhe e shumëdëshiruar e vendosjes së gurthemelit të ndërtimit të autostradës me gjashtë korsi të korridorit 8, nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërçova, Struga e deri në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Ëndrra disadekadëshe dhe shumëgjeneratëshe po realizohet. Nesër fillojmë”, ka shkruar Grubi.


