Nëse qengjat dhe delet mund të theren, atëherë pse nuk mund të theren qentë. Deklaratë të këtillë skandaloze ka bërë kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, në seancën e djeshme të rajonit planor Jugperëndimor, në prani të kryetarëve të komunave tjera dhe përfaqësuesve të administratave komunale. Merko në vend që ta zgjidhë problemin me numrin e madh të qenve endacakë në Strugë, tani gjen arsyetime tjera.
“Është mirë të therësh qengj, është mirë të therësh kec, por nuk mund të therësh qen. Të rrahim kafshët e egra, të kapim peshk, të shkatërrojmë bimë. Ne bëjmë atë që na duhet për jetën tonë, por vetëm do të kujdesemi për qentë. Po, le t’i mbajmë, por t’i mbajnë si kafshë përkëdhelëse, gjithçka tjetër nuk mund të mbahet. Dikur i rrihnim të gjithë. Dhe mbështeteshim me ligj. Bëmë tender me shoqërinë e gjuetisë, dalin natën. Çdo qen që është jashtë kontrollit të pronarit, duhet të hiqet. Nëpër fshatra u shkatërrojnë. Këtu e them hapur, nuk kam frikë nga ligji dhe asgjë tjetër. Më tha dikush në Misleshevë, kam mbushur një traktor të tërë”, deklaroi Ramiz Merko– kryetar i Strugës.


