
Kryedemokrati Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët, ka deklaruar se Enkelejd Alibeaj po fsheh vëllain e tij i cili është i arrestuar më herët në vende të Bashkimit Europian për rëmbim me armë.
Sipas Berishës, sot nuk dihet vendndodhja e vëllait të Alibeajt, dhe kjo është arsyeja pse sipas tij, ai mbahet peng.
“Enkelejd Alibeaj ka fshehur vëllain e tij kriminal i cili është arrestuar për rrëmbim me armë në vende të Bashkimit Europian dhe sot nuk dihet ku është. Ndan të fshehtat me Edi Ramën. Ndaj dhe mbahet peng. Për këto rekorde kriminale mund të mos zgjidhej deputet, partnerja e tij mund të mos zgjidhej në gjykatë. Por ia kanë mbyllur dhe e mbajnë peng dhe e shëtisin. Kjo nuk është përçarje, është pengmarrje,” deklaroi Berisha.



