Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka njoftuar se pas disa takimeve që kanë pasur me drejtoritë komunale të arsimit dhe me Universitetet, kanë marrë vendim që me 2 prill të marshojnë për drejtësi e organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”, raporton Gazeta Blic.
“SBASHK në takimin me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve përveç për temat aktuale në arsim dhe në aktivitetet sindikale ka bashkëbiseduar edhe për kërkesën e shumë kolegeve e kolegëve tanë që nga çerdhet e deri në Universitete për mbështetjen e aktivitetit “Marshojmë për drejtësi” organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”, thuhet në njoftim.


