LajmeSport

Giresse: Grupin nuk e kemi të vështirë, na jep ambicie për t’u kualifikuar

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Alain Giresse është duke folur në një konferencë për media në prag të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Izraelit dhe Andorrës.

“Dardanët” do ta nisin ciklin kualifikues me ndeshjen e parë kundër Izraelit në udhëtim më 25 mars, ndërkaq tri ditë më vonë luajnë në Prishtinë kundër Andorrës.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse është shprehur optimist para kampanjës kualifikuese.

“Jemi këtu para këtyre lojëve para kampanjës së re kualifikuese. Filimisht do të flisja për grupin në të cilin ndodhemi. Ndodhemi në një grup nuk është shumë i vështirë. Nuk duhet nënçmuar rivalët. Grupi na jep ambicie të kalojmë më tej. Kjo është pikëpamja ime për grupin”, tha fillimisht Giresse në konferencë për media, shkruan lajmi.net.

Kosova është në Grupin I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close