LajmeRajonTopLajm

Hovenier: Zbatimi i marrëveshjes, moment vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur përsëri për arritjen e pajtimit për zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë më 18 mars në Ohër.

Ai në Twitter, ka thënë se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është momente vendimtar për zhbllokimin e së ardhmës, përcjell Syri.net Kosova
Hovenier ka shtuar tutje se Amerika do të vazhdojë të qëndrojë me popullin e Kosovës.
“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritetet tona kryesore, të përbashkëta: sigurimin që Kosova të zë vendin e saj të merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Hovenier, ku ka shpërndarë shkrimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinknen.

Related Articles

Back to top button
Close
Close