LajmeRajonTopLajm

Ilir Meta: Me Berishën prishem vetëm për dy gjëra, aty nuk të fal unë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë një takimi me kandidatët për Këshillin Bashkiak të forcës politike që drejton ka zbuluar se për cilat arsye mund të dështojë bashkëpunimi me Sali Berishën.

Sipas tij janë vetëm dy arsye, ku e para është bashkëpunimi me kryeministrin Rama, ndërsa shtoi se nuk mund të prishet për çështje kandidatësh apo pozicionesh, por vetëm për interesin kombëtar dhe Kushtetutën.

Arsyeja e dytë e Metës është nëse Berisha do të tërhiqet nga firma e tij për referendumin, që sipas nuk tij do ndodhë pasi Berisha “i shkon deri në fund marrëveshjeve dhe fjalës së dhënë”.

“Ka fjalë do prishet Berisha me Metën, nuk jam prishur kurrë me njeri për gjëra të tilla si kandidatë apo ministri e pozicione. Për kushtetutën prishem unë, për interesin kombëtar jam prishur, për gjëra të tilla nuk prishem. Me Berishën prishem për dy gjëra, po bashkëpunoi me Edi Ramën, jo me PS-në, po me Ramën që ka mendjen të blejë e të korruptojë njerëz.

Related Articles

Back to top button
Close
Close