LajmeMaqedoniTopLajm

Sot mbahet seanca e 51 e kuvendit Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal.

Në kuadër të seancës së 51-të që Kuvendi do të mbajë sot, duhet të votohet në lexim të parë Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal.

Ndryshimet bëhen për shkak të nevojës për harmonizimin e dispozitave të Kodit me standardet ndërkombëtare në fusha të caktuara dhe praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe për të hequr nga praktika dobësitë e konstatuara.

Kuvendi sot do të mbajë edhe vazhdimin e seancës së 71-të. Në këtë seancë duhet të shqyrtohen disa pika, duke përfshirë raportet vjetore për punën e Avokatit të Popullit, Këshillit Gjyqësor dhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, për vitin 2021.

Related Articles

Back to top button
Close
Close