
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami gjatë ditës së sotme në selinë e Lëvizjes Besa në Shkup ka pritur ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andras Klein me të cilin kanë diskutuar për aktualitetin politik në vend si dhe për rikonstruimin e qeverisë, e cila nuk ka për qëllim procesin integrues, e as luftimin e krizës ekonomike, por vazhdimin e avazit të vjetër për të qeverisur me krim dhe korrupsion, shkruan Top24
“Kryetari Kasami edhe njëherë është shprehur se BESA në asnjë moment nuk do të rrezikoj procesin integrues të vendit dhe se mbetet e përkushtuar që ndryshimet kushtetuese të ndodhin. Gjithashtu, ambasadori e falenderoj kryetarin Bilall Kasami për qëndrimin dinjitoz të Lëvizjes BESA në raport me integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike.” thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa, përcjellë Top24
;



