LajmeRajon

Kurti takon mësuesin nga Drenica me të cilin ishte në burg, tregon për historinë e tij të dhimbshme

Kryeministri, Albin Kurti, me rastin e Ditës së Mësuesit, 7 marsit ka vizituar familjen e një mësimdhënësi me të cilin ka qenë bashkë në burg.

Bëhet fjalë për Osman Jakupin nga fshati Baks me të cilin Kurti ka qenë bashkë me të në burgjet e Serbisë, shkruan Syri.net Kosova.

Kurti ka rrëfyer se si ai ishte burgosur, plagosur e maltretuar edhe në spital, teksa përveç kësaj, i ka edhe katër anëtarë të familjes të vrarë, shkruan Syri.net Kosova.

“Me mësuesin Osman Jakupi nga Baksi ishim bashkë në burgjet e Serbisë. Ai ishte i plagosur e i burgosur, i malltretuar edhe në spital përveçse i torturuar në burg. Katër anëtarë të familjes i ka të vrarë gjatë luftës, e vetë mësues me ditar në dorë për 45 vjet e 5 muaj”, ka rrëfyer kryeministri.

Postimi i plotë i Kurtit:

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close