
Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu ka uruar mësimdhënësit për nderë të ditës së arsimit shqip 7 Marsit me një postim të veçantë duke filluar postimin “Me jepni një klasë dhe m’i lini studentët të lirë”, shkruan Top24
“Me jepni një klasë dhe m’i lini studentët të lirë. Në këmbim ju jap të gjitha ditët e mia dhe gjithë vullnetin tim. Vepra dhe kontributi i mësuesve është vlerë kombëtare, por njëkohësisht edhe përgjegjësi e madhe njerëzore. Gëzuar ditën e më të mirëve të kombit, 7 marsin!” shkruan kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu.
Ndryshe Besnik Emshiu ka qenë mësidhmënës dhe është njëri nga kontribuesit në arsimimin e gjeneratave të reja ndër vite.



