Pas përfundimit të sezonit të parë të emisionit Zemër Luana, moderatorja Luana Vjollca ka filluar pushimet.
Luana ka udhëtuar për në Maimi Beach në Florida ku po e shijon diellin dhe temperaturat e larta.
Moderatorja nuk ka hezituar asnjëherë të ndaj përditshmërinë e saj me ndjekësit në Instagram, ku as kësaj radhe nuk kanë munguar fotot seksi nga Florida.
E veshur me një fustan të gjatë të zi, Luana vë në pah linjat e saj trupore.
Luana është duke e shijuar suksesin e emisionit të saj i cili javë më parë përfundoi sezonin e parë me një rekord shikimesh dhe klikimesh.
Mbetet të shihet nëse do të rikthehet përsëri me një sezon të dytë./arbresh.info/