Këto ushqime assesi nuk duhet t’i ri-nxehni në mikrovalë

Pavarësisht se sa e shijshme dhe i shëndetshëm është ushqimi që e keni përgatitur, ai mund t’i humb vlerat e veta ushqyese, e gjithashtu mund t’ju helmojë nëse e ri-nxehni në mikrovalë
Këto janë disa nga ushqimet të cilat duhet t’i hani menjëherë si të gatuhen dhe assesi nuk duhet t’i ri-nxehni prapë:
Selino
Selino është përbërës i mahnitshëm për supë, por vetëm deri në momentin kur nuk e nxehni në mikrovalë. Selino përmban nitrate të cilat shndërrohen në nitrite toksike dhe nitrosamine kanceroze pasi ta ri-nxehni, transmeton Telegrafi.
Spinaqi
Shumë njerëz që ushqehen shëndetshëm, e fusin spinaqin në shujtat e tyre ditore sepse përmban shumë vitamine dhe minerale. Por, njëjtë sikurse selino, edhe spinaqi është i mbushur me nitrate të cilat shndërrohen në nitrite dhe nitrosamine pasi t’i rinxehni.




