LajmeMaqedoniTopLajm

Nxënësi i një shkolle në Gazi Babë të Shkupit ka vjedhur 8 kompjuterë në shkollë

PB bën të ditur se ka zbardhur një rast të vjedhjes së 8 kompjuterëve lap top në një shkollë të mesme në rajonin e Gazi Babës në Shkup, përcjell TV21. Kryrësi i veprës është një i mitur nga Petroveci, nxënës i shkollës.

“Me të është zhvilluar një bisedë zyrtare në prani të prindit. Në të njëjtën kohë, disa nga kompjuterët u gjetën në një lokal shitjeje në Blv. “Aradhat Partizane”, ku pronari deklaroi se i kishte blerë nga i mituri. Sendet i janë kthyer shkollës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj të miturës do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Related Articles

Back to top button
Close
Close