LajmeMaqedoniTopLajm

Pastrohet deponia e egër në komunën e Karbincit

Kreu i komunës së Karbincit, Viktor Paunov ka njoftuar se ka pastruar deponinë në Karbinci duke bërë një hapësirë në të cilën do të mbjellet diçka për një ambient më të pastër. Ai këtë premtim thotë se e ka bërë në më pak se një vit.

Një nga premtimet e mia kyçe për banorët e Karbincit është realizuar në vetëm një vit. Deponia e cila ishte një problem i madh për popullsinë përreth në fshatin Karbinci, sot është pastruar plotësisht dhe është mbyllur përgjithmonë. Një mjedis i shëndetshëm dhe i pastër është një nga prioritetet tona edhe për të ardhmen. Kjo hapësirë ​​do të jetë edhe peisazhim hortikulturor për një periudhë të shkurtër. I bëj apel popullatës së Karbincit që të respektojnë rekomandimet për deponimin e ndaluar të mbeturinave dhe bashkërisht të kemi sukses në ruajtjen e mjedisit, ka shkruar kreu i komunës, Paunov.

https://www.facebook.com/photo?fbid=10222237107212927&set=pcb.10222237108292954

Related Articles

Back to top button
Close
Close