
Policia e Kosovës ka njoftuar për operacionin që u zhvilluar dje në Prishtinë, Ferizaj dhe Vushtrri, duke treguar se sa vetura janë konfiskuar dhe gjëra të tjera, në disa shtëpi dhe autosallone, shkruan Gazeta Metro.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se janë arrestuar 15 persona, ndërsa janë sekuestruar armë, fishekë, motoçikleta, para, 22 vetura dhe dokumente të ndryshme.
Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë
Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri 02.03.2023 – 13:00. Njësitet policore të DHKR-së, në bashkëpunim e koordinim me Gjykatën e Prokurorinë Themelore në Ferizaj, njësitet e ATK-së, dhe njësitet e Doganës së Kosovës, kanë kryer kontrolle-bastisje në 21 shtëpi banimi, dhe 11 objekte biznesi në lokacione të ndryshme si: Prishtinë, Ferizaj, Gjilan dhe Vushtrri. Gjatë bastisjes, fillimisht janë arrestuar 14 (katërmbëdhjetë) të dyshuar meshkuj kosovarë dhe më pas është arrestuar edhe 1 (një ) i dyshuar tjetër, nën dyshimin se janë të përfshirë në kryerjen e veprave të cekura, ndërsa si dëshmi janë sekuestruar: 8 (tetë) armë të ndryshme me 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) fishekë kalibër i ndryshëm, 2 (dy) shufra metalike, DVR, 22 (njëzet e dy) vetura, 2 (dy) motoçikleta, 83,995 (tetëdhjetë e tre mi e nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë) €, 16 (gjashtëmbëdhjetë) USB dhe dokumente të ndryshme. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /gazetametro.net



