LajmeMaqedoniTopLajm

Kuvendi zgjodhi zëvendësministrate ri, Taravari uron për punë të mbarë e me përgjegjësi

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, zgjodhi zëvendësministrat e rinjë në përbërjen e zgjeruar qeveritare ku Aleanca për Shqiptarët do të ketë dy zëvendësministra atë të Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë të Ujërave që do të jetë Vjollcë Berisha dhe zv. Ministër i Mbrojtjes u zgjodh  Tiron Jajaga, shkruan Top24

Sot Kuvendi votoi zëvendës ministrat e rinj të kabinetit Qeveritar.
Nga Aleanca për Shqiptarët, Vjollcë Berisha u zgjodh zv. Ministre e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë të Ujërave dhe Tiron Jajaga u zgjodh zv. Ministër i Mbrojtjes.
Urojmë dhe besojmë që kuadrot e zgjedhura nga Aleanca për Shqiptarët, edhe në përgjegjësitë e reja që kanë marrë do të punojnë drejt dhe me përkushtim.
Mbetemi të përkushtuar në përmbushjen e zotimeve të definuara në Marrëveshjen për përfshirje në Qeveri dhe zotimet tona para qytetarëve.
Suksese e na priftë e mbara!

Related Articles

Back to top button
Close
Close