Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka folur para deputetëve të Bundestagut për dakordimin e Kosovës dhe Serbisë për propozimin evropian, në takimin e fundit të dialogut që u mbajt në Bruksel.
“Më vjen mirë që të dyja palët, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Vuçiq, kanë rënë dakord për propozimin franko-gjerman për një marrëveshje bazë në fillim të kësaj jave”, është cituar të ketë thënë Scholzi nga studiuesja gjermane e shkencave të komunikimit, Suzana Starikov.
Megjithatë Starikovi shkruan tutje se ishte kryeministri Kurti ai që ishte i gatshëm ta nënshkruante këtë marrëveshje e jo Vuçiqi. /teve1



