
Kryetari i komunës së Gostivarit sot ka pritur mikun e tij nga komuna e Gjilanit, Alban Hysaj i cili njëherit është kryetar i komunës së Gjilanit, shkruan Top24
“Vizitë e këndshme në Komunën e Gostivarit nga miku im Alban Hyseni, kryetar i komunës së Gjilanit
Në takimin vëllazëror me Albanin, biseduam për tema që lidhen me ekonominë, arsimin dhe mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellë në shumë fusha. Vlerësuam se niveli i bashkëpunimit duhet të thellohet dhe ne të bëjmë gjithçka për t’i avancuar marrëdhëniet tona tradicionale”



