
Rrëzimin që mazhoranca i bëri në Komisionin e Etikës kërkesës së opozitës për përjashtimin nga seancat plenare të Ministres për Parlamentin, Elisa Spiropalit për gjuhën e paparanueshme ndaj deputetëve demokratë, këta të fundit e cilësuan standard të dyfishtë.
“Treguesi qartë i dy standarteve që kjo mazhorancë e Rama po përdor qartazi duke përdorur rregulloren e Kuvendit si dhunim ndaj të drejtave të deputetëve të opozitës me qëllimin për të heshtur deputetët, të bëjnë të pamundur kontrollin e qeverisë.”
Nënkryetari i demokratëve tha se 27 deputetë të opozitës u përjashtuan nga mazhoranca në kundërshtim me rregulloren e Parlamentit vetëm se kërkuan llogaridhënie nga ana e Kryeministrit Rama si dhe ngritjen e komisionit hetimor për atë që opozita e cilëson afera “McGonigal”.



