BotaLajme

Presidenti i Bjellorusisë mbërrin në Kinë

Ministria e Jashtme e Kinës njoftoi në fundjavë se presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko, do të jetë për vizitë nga 28 shkurti deri më 2 mars.

Lukashenko tani ka mbërritur në kryeqytetin kinez për të filluar vizitën e tij shtetërore treditore.

Pritja e Lukashenkos ilustron thellësinë e lidhjeve të Pekinit me Vladimir Putinin dhe aleatët e tij.

Kina pretendon neutralitet në luftë, por zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar kohët e fundit se Kina po shqyrton dërgimin e ndihmës ushtarake për Rusinë, shkruan Skynews, përcjell Klankosova.tv

Në përgjigje, Kina i ka quajtur akuzat një fushatë shpifjeje dhe tha se është e përkushtuar të promovojë bisedimet e paqes.

Qeveria e Lukashenkos, ndërkohë, ka mbështetur fuqishëm Moskën dhe ka lejuar që territori i saj të përdoret si një terren për pushtimin fillestar të Ukrainës një vit më parë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close