
MPB bën të ditur se ka parashtruar kallëzim penal për mashtrim ndaj 33-vjeçarit F.S. nga Shkupi dhe 31-vjeçarit F.J. gjithashtu nga Shkupi, pasi të njëjtit dyshohen se i kanë marrë 5.000 euro një personi nga Kavadari, si paradhënie për blerjen e një banese në Shkup, që nuk ishte pronë e tyre.
Pas kësaj kanë vazhduar ta mashtrojnë të dëmtuarin me arsyetime të ndryshme lidhur me shitblerjen e banesës dhe i njëjti pasi ka parë se nga shitja e banesës së shpallur nuk ka asgjë, gjegjësisht se është mashtruar, ka paraqitur rastin në polici”, thonë nga MPB.
“Gjatë muajit nëntor 2022, të akuzuarit kanë krijuar një shpallje në një nga portalet e regjistruar për shpallje se gjoja po shesin një apartament dhe kanë fotografuar një apartament tjetër të shpallur për shitje
. Në atë mënyrë e kanë hutuar të dëmtuarin nga Kavadari se banesa e shpallur për shitje është pronë e personit juridik përfaqësuesi i të cilit ka qenë i raportuari i dytë”.
“Të dëmtuarit i kanë treguar edhe fotografitë e banesës përmes aplikacionit Viber dhe i kanë kërkuar që t’i paguajë 5.000 euro paradhënie për shitblerje të banesës, në llogarinë e personit juridik, respektivisht të raportuarit të dytë.



