LajmeRajonTopLajm

‘Çfarë përmban Propozimi Europian dhe a do e nënshkruaj nesër Kurti?’: Jotransparencë totale nga kryeministri dhe Qeveria rreth bisedimeve Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër e pret një diskutim i vështirë në Bruksel, i cili pritët të pajtohet me Propozimin Europian, por që qytetarët e Kosovës nuk janë në dijeni se çfarë përmban saktësisht ky propozim. Kurti si opozitarë ka qenë një lider i zëshëm ndaj jotransparencës në dialog siç thoshte ai, por të njëjtën po e bënë tash si kryeministër, duke e mbajtur komplet ‘diskrete’ atë për të cilën me 27 shkurt pritet të jap pëlqimin e tij final në Bruksel ose refuzimin ndaj këtij plani që ka pak të ngjarë duke u nisur nga pohimet e Kurtit i cili ka thënë se është bazë e mirë për të vazhduar tutje, shkruan Gazeta Metro.

Nesër, me 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të udhëtojë për në Bruksel për t’u takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic, si dhe të dy liderët paraprakisht i pret takim i ndarë me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Bisedimet në Bruksel të Kurtit me Vucic nuk kanë qenë aspak transparente, kemi parë takime e deklarata por asnjë dokument konkret se për çfarë është duke negociuare Kurti me Vucic.

Por jo vetëm Kurti por edhe subjekti i tij politik që përbën mazhorancën në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje, ka heshtur sa i përket këtyre negociatave që udhëhiqen nga lideri i tyre. Nuk është kërkuar sqarim nga ana tyre se për çfarë marrëveshje është duke negociuar kryeministri i Kosovës me Serbinë dhe presidentin e tyre, Aleksandër Vucic.

Kurti gjatë gjithë kohës ka deklaruar se Marrëveshja me Serbinë do e ketë njohjen në qendër dhe se ndryshe nuk do diskutonte me Serbinë. Por ajo që është thënë deri më tani kjo marrëveshje veç njohje nuk do të ketë, të paktën jo njohje ‘de-jure’.

Ndërsa Emisari i BE’së, Miroslav Lajçak, ka thënë se presin që të dy palët të deklarohen përfundimisht pro këtij propozimi të hënën, derisa tha se diskutime të mëtejme mbi përmbajtjen e këtij propozimi nuk do të lejohen, çka e ka çuar atë në formatin “mere ose lëre”.

Pra nga kjo nënkuptohet se nesër , Si Kurti ashtu edhe Vucic do e pranojnë përfundimisht Propozimin e BE’së ose do e refuzojnë, dhe se s’do ketë asnjë diskutim mbi përmbajtjen.

Por si do të veproi kryeministri i Kosovës, për këtë nuk  janë në dijeni qytetarët e Kosovës dhe as votuesit e Kurtit, për shkak se Kurti ka qenë shumë i rezervuar dhe aspak transparent lidhur me këtë propozim dhe se a është në favorin e Kosovës? ose çfarë e pret Kosovën nëse refuzohet ky propozim i BE’së?

Krejt çfarë ka thënë Kurti në Parlamentin e Kosovës, është se Propozimin Europian e ka konsideruar si bazë të mirë, ndërsa në mesin e karakteristikave që përmendi ishte se propozimi bazohet në modelin e marrëveshjes së dy Gjermanive, se përfshinte heqjen dorë të Serbisë nga pengimi i anëtarësimit të Kosovës e se marrëveshjet e arritura deri më tani duhej të zbatoheshin.

Propozimi përfshiu komentet e Qeverisë së Kosovës, por në janar, sipas kryeministrit Kurtit, ai iu ofrua në formatin “mere ose leje” derisa iu bënë të ditur edhe masat ndëshkuese nëse nuk do ta pranojë.

“Qëndrimi i tyre ishte që i tërë aparati diplomatik e politik i shteteve prej nga vinë emisarët është vënë në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe nuk mund të pritet një jo nga Kosova sepse do të hynim në një rrugë të konfrontimit me ta. Ata gjithashtu ma bënë të qartë se çfarëdo refuzimi i propozimit do të shoqërohet me hapa kundërshtues dhe ndëshkues diplomatik për Kosovën dhe do të krijojë dobësim serioz të mirëbesimit ndërmjet nesh dhe shteteve të tyre”, është shprehur Kurti në Kuvend.

Ndryshe, Shërbimi Europian për Çështjet e Jashtme në Bruksel, të mërkurën, ka publikuar agjendën për takimin e 27 shkurtit, me ç’rast është bërë e ditur se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vucic do të takohen veç e veç me të dërguarin Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak duke filluar nga ora 15:00, pastaj do të kenë takim të përbashkët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close