LajmeMaqedoniTopLajm

Sabriu: Brenga e BDI-së rehatimi i familjarëve në organet e drejtësisë

Shefi i departamentit juridik në Lëvizjen Besa, Fatmir Sabriu përmes një press konference sot ka akuzuar BDI-në se brengë të vetme e kanë vetëm rehatimin e familjarëve të tyre në pozita kyçe në sistemin e drejtësisë, shkruan Top24

“Pushteti gjyqësor vazhdon të ngelet i kapur nga partite politike në pushtet LSDM-BDI. Lista e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ardhshëm e publikuar nga Akademia për gjyqtar dhe prokuror publik dëshmon qartë për vizionin dhe misionin politik të BDI-së. Gjatë gjithë kohës flasin për reforma në drejtësi, veting dhe gjyqësor të pavarur të cilat asesi të ndodhin, ndërkaq brenga e tyre e vetme është rehatimi i familjarëve të tyre në pozita të rëndësishme në organet e drejtësisë.” tha Fatmir Sabriu.

Sabriu më tej ka hedhur akuza ndaj kryeparlamentarit Talat Xhaferi dhe dlajit të pasi sipas Sabriut, djali i kryeparlamentarit Talat Xhaferi, Barlet Xhaferi, i cili në mënyrë të dyshimtë dhe akoma të pashpjegueshme nga institucionet kompetente kaloi provimin e jurisprudencës para se të diplomoj, provim i cili është parakusht për ndjekjen e akademisë për gjyqtar dhe prokuror publik sot është në prag të zgjedhjes së tij si prokuror publik, u shpreh Sabriu
Ai në këtë press konferencë ka akuzuar edhe prokurorin për krim të organizuar Islam Abazi i cili sipas Sabriut është njeri i afërt me partinë në pushtet, zgjedhja e të cilit ishte kritikuar edhe nga faktori ndërkombëtar, nuk u mjaftua me pozicionimin e tij në pozitat më të larta në kuadër të pushtetit gjyqësor, tash e rehaton edhe gruan e tij në organet e drejtësisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close