
“Grupi i Zjarrit” sonte ka zbritur në Saraj. Musa Xhaferi, Blerim Bexheti, Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti sërish kërkuan nga Ali Ahmeti që të merr masa për të reformuar ministrat e ksaj qeverie. Ata kërkuan që debati të rikthehet në parti dhe çdo ministër të jep llogari para organeve partiake.
Musa Xhaferi i çoi selam Ali Ahmetit se “Grupi i Zjarrit” nuk janë më një grup i vogël por sot dëshmohet se ky grup është një grup i madh. Gjithashtu Xhaferi me porosi Ali Ahmetit se “Grupi i Zjarrit” nuk e ka gabim
“Kanë bërë shpifje, bëjnë dezinformata, luftë speciale se gjoja ne e kemi gabim. Ne mund ta kemi gabim, por ju gjithë bashkë këtu nuk mund nta keni gabim” u shpreh Xhaferi.
Mexhiti pas fjalimit ka falenderuar Dërvenin pë mbështetjen që i japin “Grupit të Zjarrit”.
Nga ana tjetër mbështetësit e këtij grupi e dëshirojnë që Izet Mexhiti të jetë lider i BDI-së pasi në komentet në rrjetet sociale e thirrin si lider i BDI-së.



