LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi i I prezentova ambasadores kroate planin qeveritar për frontin europian dhe ndryshimet kushtetuese

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi sot në Shkup ka pritur ambasadoren e Kroacisë, znj.Nives Tiganj të cilës i ka prezantuar planin qeveritar për frontin europian dhe ndryshimet kushtetuese duke kërkuar mbështetjen kroate, por edhe të vendeve tjera të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në realizimin e synimeve integruese, shkruan Top24

“Mirëprita sot në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë në vendin tonë, znj. Nives Tiganj, me të cilën bashkëbiseduam për situatën politike në vend dhe rajon, si dhe për rrugën europiane të vendit. I prezentova ambasadores kroate planin qeveritar për frontin europian dhe ndryshimet kushtetuese duke kërkuar mbështetjen kroate, por edhe të vendeve tjera të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në realizimin e synimeve integruese.” shkruan zëvendëskryeministri Grubi në profilin e tij, përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close